Reagim nga Spitali i Tetovës pas publikimit të shkrimit të gazetarit Emin Azemi


Drejtori ekonomik në Spitalin Klinik në Tetovë Armend Fazliu, ka reaguar në profilin e tij në facebook pas publikimit nga shumë portale të shkrimit të doajenit të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, Emin Azemit.

Statusi i plotë i Armend Fazliut:

Për momentin jam në katin e pestë të Spitalit Klinik të Tetovës, reparti i pediatrisë.

Çdo dhomë ekam vizituar vetë, të gjitha dhomat janë në temperaturë të ngrohtë.

Poashtu edhe në katin e katërt.

Ata që thonë që është e kundërta i ftoj për vizitë. Bashkë me stafin tim do i presim në pediatri.

Në Spitalin e Tetovës, ka edhe shumë punë që duhet të zgjidhen, por kjo sështë njëra prej tyre.

I ftoj të gjithë njerëzit e ndershëm ta ndihmojmë bashkërisht këtë institucion që nesër të jetë shembull, se si mund të ngritet një institucion me forca të përbashkëta të gjithësecilit prej nesh.

Baby Boo