Reagim ndaj të ashtuquajturit Asociacion i Bastoreve “Sportive” ABS


Ndoshta nuk ia vlen të reagohet ndaj intervistës së
Vasko Ilijevski, të ashtuquajturit  drejtor
i asociacionit te bastoreve “sportive” por i detyrohemi opinionit t’i nxjerrim
në shesh argumentet e tija të pabaza.

Ai thotë: “Japim kontribut me 250 milion
euro apo 4% në bruto prodhimin vendor”, mirëpo i mjerë është ai shtet i cili ekzistencën
e tij e pret nga kontributi i rrjepjes së qytetarëve pasi shteti fuqizohet me
prodhim dhe ekonomi të shëndoshë e jo me kumar.

Për sa i përket humbjes së vendeve të punës
ai gënjen, apo nuk e di që Lëvizja Anti Bixhoz dhe populli kërkon dislokimin e
tyre, me qëllim mbrojtjen e rinisë dhe shoqërisë nga ky kancer në RVM. Ndaj dhe
e pyesim zotërinë: Perse trishtohen prej largimit të tyre nga institucionet me
interes publik, objekte banimi, objekte fetare, kopshte fëmijësh, shkolla etj.?
Apo ndoshta se klientë të tyre janë pikërisht fëmijët tanë, pasojat e të cilëve
i bartin familjet.

Nëse mendon se bastoret janë vende për argëtim,
lojë dhe socializim mashtrohet apo mashtron rëndë, pasi ato janë vende kumari
ku zhvillohet prostitucioni, kamata, droga, alkooli e shumë veprimtari të pista
e jo argëtim dhe pikërisht për këtë shkak rinia e shkatërruar financiarisht dhe
pa perspektivë largohet nga ky vend drejtë vendeve tjera të zhvilluara.

Dëshirojmë të pyesim zotërinë: Nga i mori të dhënat
se 0.1 deri 0.8% lojërat e fatit janë varësi; pasi siç shihet ai lexon vetëm
bilten “sportiv” dhe flet kuturu nga prizmi i interesit personal dhe grupor, ndërsa
praktika dhe të dhënat statistikore flasin krejt ndryshe: “nga 65% e divorceve
në botë shkaktar kryesor është kumari” (Rehab
International
) “85% e popullatës në botë ka varësi nga kumari dhe përdorimi
i mjeteve narkotike (së paku njëri prej çifteve) dhe përballen me probleme
financiare”.

Sipas Rehab
International
 nga një anketë anonime e kryer me 200 viktima të kumarit
rezulton se:

66%  kanë tentuar të vetëvriten;

79% 
dëshironin të vdisnin;

45% 
kanë përpiluar plan të vetëvriten; dhe

16% 
kanë mbijetuar nga tentimi për vetëvrasje.

Sa i përket “kontributit” tuaj mund të
pajtohemi(!!!), mirëpo ju e plaçkitni popullatën me mashtrime dhe gjoja se
ndihmoni, ndërsa sa i përket aksidentit Shkup – Tetove, jemi të bindur se nëse
ju keni “kontribuar” ju themi se keni gabuar rënde pasi ato familje nuk kane
nevojë për mjete të pista.

Ju e shfrytëzoni gjendjen e rëndë
ekonomike të qytetarëve, por mos harroni se ata ditën të mbijetojnë edhe pa atë
“qira” të pistë tuajën e nga ana tjetër i shkatërroni dhe i degjeneroni fëmijët
dhe familjet.

Në sjelljen e ligjit nuk jeni faktor ju,
por para se gjithash mirëqenia e qytetarëve. Qeveria do t’i mbrojë ata; “do t’i
mbroj nga ndjenja e rrejshme e fitimit” dhe ata disa miliona euro do të ngelin
në xhepat e tyre e jo në duart e krimit dhe nuk do të hynë në rrugë njëkahëshe
të kumarit që rezulton me tragjedi familjare dhe individuale.

Lëvizja Anti Bixhoz 14.03.2019

Baby Boo