REAGIM : Lidhur me Analizën politike të Mehmet Krajës


Prof. dr. Sabit Syla
Instututi i Historisë – Prishtinë
REAGIM
Lidhur me Analizen politike të Mehmet Krajës
“Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor
Epoka e globalizmit dhe e teknologjisë informative, e cila e shndërroi botën në diçka më të vogël se sa ajo që kishim menduar më parë, karakterizohet edhe me transformime në shumë dimensione. Drejtues të institucioneve shkencore tanimë po bëjnë përpjekje për një organizim të ri. I tillë është akademik Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Pas 47 vitesh të plota, tani, kur rrethanat kanë ndryshuar, kur dekada me radhë liria dhe demokracia po mbizotëron në Shqipëri, kur Kosova gëzon lirinë dhe kur shqiptarët në Maqedoni janë të lirë në zhvillimin arsimor e kulturor, dhe në kohën kur Evropa po integrohet gjithnjë e më tepër, është imperativ i kohës që edhe ne shqiptarët, të integrohemi si një popull në hapësirën evropiane. Në këtë drejtim Mehmet Kraja, do të duhej të synonte në bashkimin e kërkuesve dhe studiuesve të shkencave të disiplinave albanologjike, për të diskutuar, vlerësuar dhe ridimensionuar studimet tona të përbashkëta, që me argumente shkencore, të pavarura e neutrale, të dalim para botës me teoritë për vijimësinë iliro-shqiptare, trashëgiminë etnike dhe kulturore të shqiptarëve në hapësirat ballkanike, për studimet letrare, antropologjike, kulturore e muzikore, e hartiminin e objektivave dhe platformave për zgjidhjen e çështjes kombëtare, apo të paktën me platformë për punën me shqiptarët jashtë atdheut gjatë periudhës së ardhshme. Por ai del me analiza politike tejet të dëmshme, siç është e ashtuquajtura analizë, Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”. Sikurse dëfton emri i këtij dokumenti, qëllimi primar në thelb del ulja e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, e në linjë me këtë edhe të asaj politike e atdhetare. I dhimbshëm është fakti se analiza në fjalë është dokument zyrtar i publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Analiza politike e akademik Krajës, për Ilirët, Mesjetën e për shqiptarët në përgjithësi që flet prej shekullit XVIII e këndej, ka sjellë shumë pasaktësi në shkencë dhe në opinionin publik. Madje ka vazhduar ti kultivojë e përterijë edhe disa nga teoritë historiko-politike të fushës së historiografisë serbe ashtu si pohonin dikur Konstandin Jeriçek në Historia e Serbëve edhe autorët e botimeve të pas Luftës së Dytë Botërore, Historia e popujve të Jugosllavisë, Historia e Malit të Zi, Historia e popullit Maqedon, Serbët dhe e kaluara e tyre, monografia Kosova etj., Të gjithë këta mbrojnë tezat mbi paaftësinë shtetformuese të iliro-shqiptarëve, duke pranuar se ata kanë njohur vetëm lidhjet farefisnore; mohojnë autoktoninë dhe lashtësinë e shqiptarëve në Kosovë, duke i paraqitur si invadues dhe uzurpatorë”. Edhe për vrasjet e pasluftës Kraja duket që është në të njëtën linjë me studiuesit serb dhe me të dhënat e shërbimit për zbulimin e krimeve të luftës pranë Ministrisë së Punëve të Brends

Baby Boo