RDK- Gostivar akuzon Taravarin duam punë


RDK, dega në Gostivar, ka akuzuar kryetarin e komunës së Gostivarit se në 6 muaj, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë projekt konkret për qytetin, por kanë filluar t’i pengojnë edhe investimet që i vijnë Gostivarit nga pushteti qendror.
Nga RDK kanë publikuar edhe dokumentet nga Ministria e Pushtetit Lokal, ku shihet se si janë ndarë mjete për rregullimin e rrugës për tek deponia RUSINO dhe komuna e Gostivarit.
“Ne sinqerisht jemi të habitur nga xhelozia që ka kryetari aktual për investimet që vijnë në Gostivar nga Qeveria e Maqedonisë dhe mundohet me çdo kusht t’i bllokojë ato. I rekomandojmë kryetarit aktual të komunës të mos merret me liderët politikë dhe me politikë madhore, por të fillojë të punojë diçka, sepse qytetarët presin punë. Prej sot nuk do të heshtim më, do të jemi pasqyrë e të gjithë atyre që manipulojnë, gënjejnë dhe mundohen të fitojnë pikë politike dhe e gjitha kjo në kurriz të popullit”,- u tha nga RDK.
Baby Boo