Ratkoceri: Absurd, sipas VMRO-së Talat Xhaferi mund të flasë në çfarëdo gjuhe përveç gjuhës shqipe


Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot është dorëzuar interpelancë ndaj kryeparlamentarit, Talat Xhaferi.
Interpelanca e parashtruar nga deputeti i së “Majtës”, Dimitar Apasiev dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova ka tri arsye:

–Xhaferi në Parlamentin Evropian mbajti fjalim vetëm në gjuhën shqipe,
–Mënyra e zbatimit të gjuhës shqipe dhe
–Mënyra e votimit të deputetëve në Kuvend.

E për këtë interpelancë të parashtruar ndaj kryeparlamentarit Xhaferi, ka reaguar gazetari dhe analistit politik Arben Ratkoceri. Ai shkruan se është absurde kërkesa për interpelancë nga ana e VMRO-DPMNE-së ndaj kryetarit të Kuvendit pse ka fol shqip, nga ana tjetër propozon rezolutë për të mbrojtur gjuhën e vet, pasi që ia kontestojnë “kojshit” (përveç shqiptarëve).

“Absurd – VMRO, kërkonë interperlancë kundër kryeparlamentarit Xhaferi, pse ka folë shqip e nga ana tjetër propozonë rezolutë për ta mbrojtur gjuhën e vetë, se ia kontestojnë “kojshit” ( përveç shqiptarëve)..
Sipas VMRO-së, Talat Xhaferi, në Parlamentin Europian ka mundur të flasë në çfarëdo gjuhe tjetër (anglisht, frengjisht..) përveç shqipes!”, ka shkruar gazetari Arben Ratkoceri.

Baby Boo