Rasti “Zhan Mitrev”, Sali kërkon që gazetarët ta kursejnë: Kemi marrë 560 dosje voluminoze


Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot deklaroi se tashmë kanë marrë materiale-dosje nga Klinika “Zhan Mitrev” mbi trajtimin e pacientëve me Covid-19 përmes hemofiltrimit. Sali tha se dosjet janë voluminoze dhe se ekipet e formuara për këtë rast po punojnë për të raportuar për secilin rast veçmas.

“Bëhet fjalë për 560 pacientë që janë trajtuar me hemofiltrim, tek Kovid-pacientë. Sa kohë do të na duhet për analizë të atyre dosieve, që janë voluminoze, më duhet ta pranoj sepse kemi pacientëve që kanë qëndruar atje edhe nga një muaj. I gjithë ky tretman duhet të analizohet nga ekspertë, mjekë, që gjithë jetën e punojnë këtë. Janë grupe të formuara nga katër klinika”, tha mes tjerash Sali.

Baby Boo