Rasti “Trust”, të premten shpallet vendimi gjyqësor


Të akuzuarit në rastin “Trust” thanë fjalët përfundimtare, ndërsa në seancën e radhës, e cila pritet të mbahet të premten do të shqiptohet aktvendimi për këtë lëndë nga gjykatësja, Lidija Trajkovska-Zimbovska.
Të akuzuarit, Sead Koçan, Vasilie Aviroviq dhe Safet Vatiq, thanë se nuk ndjehen fajtorë.
“Përkrah të fortit digjet edhe i drejti! Qëllimi im i vetëm ka qenë konkurrenca në treg dhe të sigurohet punë për të punësuarit e mi dhe familjet e tyre”,- tha Sead Koçan.
Ai theksoi se nuk i ka kontrolluar dokumentet për këtë rast, duke shtuar se për këtë punë menaxheri ka qenë përgjegjës.
“Aktakuza e tillë pa bazë e ka rrezikuar gjendjen time shëndetësore”,- theksoi i dyshuari i dytë, Vasilije Aviroviq.
“Gjyqi në mënyrë korrekte e ka udhëhequr të gjithë procedurën dhe unë pres që ditën e premte të vendosë për lirimin e të gjithë të akuzuarve. Nuk ka elemente për vepër penale me të cilën do të ngarkoheshin këta persona. Kjo është vepër penale për keqpërdorim të procedurës për ndarjen e tenderit publik. Kjo ka të bëjë me të tjerë e jo për pjesëmarrësit në tender”,- deklaroi avokati mbrojtës, Jovan Joanidis.
PPS kërkoi tre të akuzuarit të dënohen, ndërsa kompanitë “Transmet” dhe “Nemetali Sileks” përmes konfiskimit në buxhetin e shtetit të kthejnë 17 milionë euro.
Sipas aktakuzës, ata kanë formuar konsorcium dhe me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender për gërmim në “REK Bitolla”.
Për këtë vepër, sipas PPS-së, dënimi minimal është 5 vjet burg.
Baby Boo