Rasti “Trust”, shqiptohen dënimet ndaj Sead Koçan dhe Vasilje Aviroviq


Gjykata e apelit ka pranuar vendimin e shkallës së parë për rastin ‘’Trust’’ dhe të akuzuarit Sead Koçan i dënuar me gjashtë vite heqje lirie i ulet dënimi në katër vite e tetë muaj. Ndërsa Vasilije Aviroviq i shqiptohet dënim me kusht, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale.

Nga gjykata theksojnë se vendimi i sjellë në këtë mënyrë do të ripërtërihet në tërësi në ueb-faqen e gjykatës në afat të caktuar me Ligj për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata.

Në korrik të vitit të kaluar Koçan dhe Aviroviq u shpallën fajtor në procesin gjyqësor ‘’ Trust’’ për keqpërdorim të shpalljeve publike.

Baby Boo