Rasti “Trust”, PSP-ja kërkon konfiskimin e 17 milionë eurove


Prokuroria Speciale Publike nga gjykata kërkoi që kompanive Transmet dhe Nemetali Sileks t’u konfiskohen 17 milionë euro, ndërsa të akuzuarit Sead Koçan dhe Vasilie Aviroviq t’i shpall fajtor. Sot në gjykatë PSP-ja në fjalët përmbyllëse për rastin Trust, kërkoi që kompanitë që e kanë kurdisur tenderin për gërmim në REK Bitola, ta kthejnë shumën e njëjtë që ua ka paguar shteti, pasi Transmet dhe Sileks me të dhëna të rrejshme kanë formuar konsorcium që të jenë konkurrues në tenderin e kompanisë shtetërore ELEM.

Parashtruam kërkesë alternative në kuptim të asaj nëse për “Transmet”-in kemi pasuri të bllokuar, ndërsa për “Sileks Nemetali” vërtetuam se nuk ka pasuri dhe prej tyre nuk do të mund të konfiskohet. Nëse nuk ka mundësi që të konfiskohet nga “Sileks Nemetali”, konfiskimi të orientohet drejt themeluesit, e ky është “RIK Sileks”, prej ku do të mund të arkëtohen këto 17 milionë euro- deklaroi Gavrill Bubevski, PSP.

Të akuzuarve Sead Koçan dhe Vasilie Aviroviq u kanoset dënim me burg prej së paku pesë vitesh. PSP-ja në fjalët e sotme përmbyllëse për këtë rast vendosi që të akuzuarin e tretë Safet Vatiq, ta ndjekë për asistencë, ndërsa nga përgjegjësia penale e përjashton ndërmarrjen “Vato” nga fshati Batincë, e cila ishte pjesë e konsorciumit që e ka formuar në mënyrë fiktive biznesmeni Sead Koçan.

Si avokat i Safet Vatiqit dhe personit juridik “Vato” nga fillimi i procedurës nuk kishte dyshim se të njëjtit duhet të lirohen dhe se prokurorët nuk kanë rast kundër tyre, që pjesërisht u vërtetua me reterimin e sotëm. Në fakt, teoria që unë e propagandoj tërë kohën, është pranuar-tha Vanço Mitev- avokat i Safet Vatiq.

Fjalët përmbyllëse të akuzuarve do t’i paraqesin para gjykatës të hënën dhe të martën. Ndryshe, Prokuroria Speciale ndjek kompanitë “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” se me dokumente të rreme kanë formuar konzorcium për të fituar tender për gërmim në “REK Bitolla”./alsat

Baby Boo