Rasti “Sopoti” dhe rasti “Monstra”, Raufi: Do të kërkojmë përgjegjësi penale nga porositësit


Përveç kërkesës së dorëzuar për dëmshpërbilimin material për të liruarit e rastit të Sopotit, avokati mbrojtës Naser Raufi thekson se do të kërkojnë edhe përgjegjsi penale për të gjithë ata që e inskenuan këtë rast.
Si persona të involvuar ai numëroi dëshmitarët e rastit gjegjësishit inspektorët që kishin marrë në pyetje dëshminë e ëshmitarit të mbrojtur si kryesore mbi këtë rast. Përgjegjësi penale ai gjithashtu paralajmëroi edhe për siç tha personat apo subjektet që e montuan rastin Monstra,por kjo pas epilogut përfundimtarë gjyqësorë, ngaqë thekson se është i bindur në pafajsinë dhe lirimin e tyre.
“Sigurisht se ni si palë mbrojtëse përveç dëmshpërblimit që është në procedurë do të kërkojmë edhe përgjegjësinë e atyre që e montuan këtë rast. Me kolegun Paçuku jemi duke e përcjellur këtë lëndë dhe provat që I kemi siguruar do të përgaditemi që të ngrejmë padi penale kundër personave të involvuar. Këtu praktikisht janë përsonat që ishin edhe dëshmitarë. Mendoj që patjetër duhet të ketë përgjegjësi për këtë lëndë si masë preventive edhe për rastet e tjera të montuara siç është Monstra. Edhe për lëndën e Monstrës do të kërkojmë përgjegjësinë e personave, subjekteve që e montuan këtë lëndë por pas epilogut final të lëndës. Mendoj se do të ket tërheqje edhe në këtë lëndë, epilog që ti lirojë gjykata”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës.
Sa i përket rastit të Kumanovës per te cilin ekyistojne  dënime të larta dhe burgje të përjetshme për shtetas të vendit dhe jashte, Raufi  thote qe presin ekipin  e prokuroreve nderkobetar  te involvohen ne kete rast.
“Për rastin e Kumanovës presim që të reagojnë ndërkombëtarët në mënyrë që do ta formojnë timin prej prokurorëve të krimi të organizuar dhe presim që në një periudhë të shkurtë  para seancës së gjykatës së apelit që të kemi ndonjë paralajmëim për këtë involvim të ndërkombëtarëve në këtë rast”, tha Raufi.
Si pakënaqësi ndaj këtyre rasteve veçmas dhe në tërësi disa herë u zhvilluan protesta në kryeqytet. Ata kërkonin që të gjitha rastet e montuara me motive të revidohen dhe të rikualifikohen, si dhe kerkuan bartje edhe te pergjegjesise nga aktoret e vertete.
Baby Boo