Rasti “Sela”, Oshavkovski: Kam incizuar vetëm me telefon


Pas Toshtes po merret ne pyetje i akuzuari tjetër Oliver Oshavkovski i cili para trupit gjykues tha se kishte hyrë ne Kuvend dhe kishte vetëm incizuar me telefonin e tij personal, asgjë më shumë. Pastaj ne dalje kishte parë qe po bartnin një person. Më tej ai tha se pas kësaj doli jashtë dhe pas disa minutave qëndrim jashtë Kuvendit ishte larguar për në shtëpi.

Toshta: Desha vetëm ta ndihmoja

Seanca e sotme për rastin e tentimit për vrasjen e deputetit Ziadin Sela në Gjykatën Penale ka filluar me marrjen ne pyetje te te akuzuarit Aleksandar Janevski Toshta. Toshta tha para trupit se qëllimi i tij i vetëm ishte te mbroj Selen dhe përpiqeshe qe te mos vij deri ne incidente me te mëdha.

Baby Boo