Rasti “Ryshfeti”dhe “Tank”, Zavit dhe Gruevskit brenda javës u kumtohen aktgjykimet

Gjykata Penale të hënën do të publikojë aktgjykimin për rastin “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuar është kryeministri i Maqedonisë dhe lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev, kurse dy ditë më vonë, të mërkurën do të publikojë aktgjykimin për ish kryeministrin e Maqedonisë dhe ish liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si i akuzuar në rastin “Tank”, njofton Portalb.mk.

Kur prokuroria rikualifikoi aktakuzën për të akuzuarin Zoran Zaev, me paragraf tjetër, me anë të së cilës parashihet dënim më i lehtë, në vend se Këshilli Gjyqësor, vendimin do ta bëjë të ditur gjykatësi, Darko Todorovski.

Baby Boo

Kurse të mërkurën, Nikolla Gruevskit do t’i kumtohet aktgjykimi i parë në rastin e Prokurorisë Speciale Publike, “Tank” për furnizimin e “Mercedesit luksoz”.

Aktgjykimin do ta publikojë gjykatësja, Dobrilla Kacarska, e cila është kryetare e Këshillit Gjyqësor. PSP-ja për Gruevskin ka kërkuan dënim me burg, që sipas veprës penale parashihet të jetë në kohëzgjatje prej 1 deri në 3 vjet.