Rasti “Reket”, sa vjet burg për Kiçeec, bashkëpunëtorin e Boki 13


Gjykata penale në Shkup i shqiptoi 3 vite burg, Zoran Milevskit i njohur si Kiçeec, i përfshirë në rastin “Reket” bashkë me Bojan Jovanovskin-Boki13 dhe ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva. Kiçeec dje pranoi fajësinë, derisa këtë nuk e bënë Janeva dhe Boki 13.
Kiçeecit do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Sipas aktvendimit, me këtë rast është marrë parasysh se Milevski ka pranuar fajin dhe se më parë nuk ka qenë i dënuar dhe është baba i 5 fëmijëve të moshës së mitur. Avokatët e tij kërkuan që atij ti hiqet arresti shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore dhe kujdesit për familjen. Por kjo është refuzuar dhe do ti vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri në hyrjen në fuqi të aktvendimit të sotëm.
Sipas akuzës, Kiçeec dhe Boki 13 me aminin e Katica Janevës kishin kërkuar 8 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për ta shpëtuar nga ndjekja penale për rastin “Perandoria”. Kamçev paraprakisht i ka paguar 1.5 milionë euro, ndërsa Prokuroria ka arritur që të dëshmojë se ku ka përfunduar një pjesë e parave. Janeva është e akuzuar për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, me ç‘rast mund të dënohet me burg së paku 3 vjet. Boki dhe Kiçeec mund të dënohen me burg prej 1 deri 10 vjet për përfitim të shpërblimeve për ndikim të paligjshëm.

Baby Boo