Rasti që po çudit mjekët: Lind fëmija i parë me antitrupa ndaj COVID-19


Deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit.

Një grua nga Singapori e cila ishte infektuar me Covid-19 në mars kur ishte shtatzënë, ka lindur një fëmijë me antitrupa. Ky rast hedh dyshime nëse infeksioni mund të kalojë nga nëna tek fëmija.

Celine Ng-Chan tha se djali i saj Aldrin lindi këtë muaj pa Covid-19 por me antitrupa ndaj koronavirusit.
Mjeku i Celine, Ng-Chan dyshon se ajo i kaloi antitrupat fëmijës së saj në bark. Fatmirësisht fëmija nuk kishte koronavirus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk ka konfirmuar nëse një grua shtatzënë mund të kalojë Covid-19 tek fetusi i saj gjatë shtatzënisë.

Singapori ka shkallën më të ulët të vdekjes nga koronavirusi në botë, me vetëm 29 vdekje në krahasim me 907 në Australi.

Baby Boo