Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë


Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, i cili momentalisht është i pezulluar nga puna si gjykatës për shkak të akuzës kundër tij, se e ka keqpërdorur sistemin AKMIS për shpërndarjen e lëndës, e ka komentuar rastin e Naser Eshtrefit, pasi që familjarët e këtij të fundit deri te Antikorrupsionit kanë kërkuar që ai të hetohet, nën dyshimin se e ka kurdisur lëndën në të cilën Eshtrefi është ndëshkuar me dënim drakonik për vrasjen e maturantit në Gjorçe Petrov, njofton Portalb.mk.

“Rasti i konstruuar politik “AKMIS” e hapi kutinë e Pandorës. Tani me Prokurorinë e Zoran Zaevit, Radmilla Shekeriskës, Joveskit dhe Rajçevin do të lirojnë vrasës, dilerë të drogës, terroristë, reketues, hajdutë dhe kryerës tjerë të veprave të rënda penale të kryera kundër Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj! E këto janë ato vlera evropiane, shpresoj jo me mbështetje të korit diplomatik”, shkruan Pançevski.

Kutia e Pandorës është një mit nga Mitologjia Greke. Sipas mitologjisë Greke thuhet se kur u bë hapja e kutisë së Pandorës të gjithë të këqijat dolën nga kutia në këtë botë.

Baby Boo