Rasti “Monstra” shtyhet për më 11 korrik, nuk kishte kushte teknike për dëshmitarin “E1”


Është anuluar për më 11 korrik seanca për rastin “Monstra”, pasi në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Penale duhej të nxirreshin dëshmitë e procesit të përsëritur gjyqësor rreth këtij rasti që u rikthye në gjykim nga  PPS, nuk u siguruan dot kushtet teknike për dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur.
Gjykatësi njoftoi se seanca e ardhshme do të jetë e hapur për opinionin, por duke u siguruar fillimisht që askush të mos e shohë dëshmitarin e mbrojtur, i cili do të dëshmojë në kushte dhe kritere të veçanta. Ai do të shfaqet në një monitor, me fytyrë të mbuluar dhe me zë të ndryshuar.
Dëshmitari i mbrojtur, i njohur me emrin e koduar “E1”, u propozua nga Prokuroria Themelore Publike në shtator të vitit 2012.
Në dëshminë e gjykimit të parë, “E1” ka deklaruar se disa ditë përpara vrasjes ai i ka parë të pandehurit, Sami Luta, Fejzi Aziri dhe Agim Ismailoviq në liqenin e Smillkovës disa herë në orën 6 të mëngjesit dhe 6 të pasdites, duke pretenduar se po vëzhgonin vendin.
Megjithatë, mbrojtja argumentoi se “E1” nuk ishte i besueshëm, sepse ai identifikoi burrat e gabuar në fotografi dhe ka dhënë dëshmi kontradiktore rreth pamjes së të pandehurve, duke pretenduar se ata kishin mjekra të gjata, që sipas berberit të tyre nuk ishte e vërtetë.
Dëshmia  e personit  “E1” ishte një ndër dëshmitë kryesore në bazë të së cilës janë dënuar me burg të përjetshëm të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë të rinjtë, Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari, Borçe Stefanovski.
Në procedurën fillestare me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq dhe Ezim e Haki Aziri dhe Sami Luta, por ky vendim u anulua në dhjetor të vitit të kaluar nga ana e Gjykatës Supreme, dhe lënda u vendos në rigjykim.
Gjatë gjithë kohës, të dënuarit kanë këmbëngulur se janë viktima të pafajshme të një rasti të montuar dhe autorët e vërtetë të vrasjes makabre shëtisin të lirë.
Baby Boo