Rasti “Monstra”, Fatime Fetai kërkon ekstradimin e Ismailoviqit dhe Demirit


ë Gjykatën Penale në Shkup sot, pas pauzës prej një muaji e gjysmë, vazhdon gjykimi për lëndën “Monstra” të PSP-së për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, e cila ndodhi në 12 prill 2012.

Prokurorja Fatime Fetai në fillimin e seancës kërkoi nga gjyqi të fillohet me procedurën e ekstradimit të të akuzuarve Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri të cilët gjenden në Kosovë dhe janë të pakapshëm për autoritetet e Maqedonisë, ndërsa është ngritur fletëarrest ndërkombëtar.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se janë në kontakt veçmë me autoritetet kosovare për procedurën e esktradimit.

Lidhur me kërkesën për përjashtimin e publikut nga dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur, Fetai tha se nuk sheh asnjë arsye që ajo dhe të realizohet. “Sipas Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, ndërsa në interes të gjithë neve është që opinioni të jetë prezent në dëgjimin”, ka thënë Fetai.

Gjykatësi Stavrev tha se opinioni nuk do të përjashtohet dhe do të mund të merr pjesë në dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur në “Monstrën”.

Në seancën e fundit për “Monstrën” janë lëshuar materiale audio nga pyetjet e dëshmitarit të mbrojtur Haki Aziri nga 7 maji 2012 nga ana e gjykatësit hetues dhe prokurorit në Gjykatën Penale.

Para gjyqit, dëshmi ka thënë edhe dëshmitari Sasho Llazarevski, fqinj i njërit nga djemtë e vrarë.

Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës në 12 prill 2012 kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ishte hapur lëndë “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor vitin e kaluar i hoqi akuzat dhe liroi nga paraburgimi të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Haziri duke iu shqiptuar masën e kujdesit. Pas heqjes së aktvendimit, rastin “Monstra” e mori në dorë PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të serishëm.

Për gjyqin të pakapshëm janë ende Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq pas të cilëve është nënshkruar fletëarrest ndërkombëtar.

Baby Boo