Rasti “Monstra”, dëshmoi përfaqësuesi i Sektorit të kri*m-teknikës


Një anëtar i MPB-së nga Sektori i kr*im-teknikës , sot dëshmoi për veprimet e tij më 12 prill 2012 në Liqenin e Smilkovës vendi ku ndodhi vr*asja e pesfishtë. Dëshmitari i cili është akoma i punësuar në të njëjtën punë në Gjykatën Penale Shkup theksoi se atë ditë ai u thirr si logjistikë.

“Më telefonuan se bëhet fjalë për çështje të madhe dhe duhen më shumë njerëz. Inspektimi në vendin e ngjarjes zgjati deri në orët e mëngjesit. Unë isha i angazhuar për ndriçimin e fushës, duke shënuar numra. Unë nuk kam ndërmarrë asgjë pa urdhër. Të nesërmen ishim gjithashtu në vendin e ngjarjes për ta kërkuar përsëri vendin në kushte të përditshme. Nuk qëndruam gjatë” tha dëshmitari nga MPB-ja.

Gjithashtu ai theksoi se në punë më pas dëgjoi se edhe diçka është gjetur por nuk e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë. Në rastin “Monstra” për vr*asjen e pesëfisht në Liqenin e Smilkovës që ndodhi më 12 prill 2012 të akuzuar janë Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Afrim Ismailoviq, Alil Demiri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri janë në arrati në Kosovë dhe nuk janë ekstraduar deri më tani.

Të pestët u dënuan me bur*gim të përjetshëm, por Gjykata Supreme në vitin 2017 e hoqi aktgjykimin, ndërsa rastin “Monstra” më pas e mori PSP-ja dhe gjykimi filloi nga fillimi. Rasti udhëhiqet nga prokurorja, Fatime Fetai. Në vra*sjen e pesëfishtë Liqenin e Smilkovës u vr*anë katër djemë: Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski dhe Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.

Baby Boo