Rasti “Monstra” Apeli konfirmon dënimet me burg të përjetshëm


Gjykata e Apelit Shkup ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë, ku edhe rikonfirmohen denimet e të akuzuarëve në rastin “Monstra”. Gjykata e shkallës së dytë e ka shpallur vendimin e saj lidhur me këtë rast dhe ankesat e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë. Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq mbeten në burg me masën e dënimit të përjetshëm, derisa Apeli ka vërtetuar edhe dënimin prej 15 viteve burg për Fejzi Azirin dhe 9 vite për Haki Azirin.

Gjykata e Apelit ka njoftuar shkurt se ankesat e të gjithë të dënuarve janë hedhur poshtë. Dy nga të dënuarit, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë dënuar në mungesë për shkak të arratisë në Kosovë e cila edhe pas disa kërkesave nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk ka pranuar t’i ekstradon të njëjtit. Vrasja në Smillkovë ndodhi më 12 prill 2012.

Baby Boo