Rasti “Monstra”, Apeli konfirmoi vendimin e shkallës së parë, reagojnë familjarët (VIDEO)


Gjykata e Apelit në seancën e hapur për rastin “Monstra” sot e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të marrë më 22 shkurt 2021 ku të akuzuarit e arratisur Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën penale “terrorizëm”, dënim i cili është shqiptuar edhe për të akuzuarin Agim Ismailoviçm ndërsa Fejzi Aziri u shpall fajtor për veprën penale “ndihmë autorit të një vepre penale” dhe u dënua me 15 vjet burg. Për të njëjtën vepër, i akuzuari Haki Aziri u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vjet burg. Për të akuzuarit Sami Luta, aktakuza u refuzua pasi prokurori publik hoqi dorë nga aktakuza.

Bedri Hajdari, familjar i të akuzuarve ka shkruar në facebook se seanca në Apel është mbajtur dhunshëm dhe nuk janë përfillur procedurat ligjore duke i privuar te akuzuarit nga e drejta ligjore per te patur avokat mbrojtes, te angazhuar nga familjet e te akuzuarve enkas per kete rast.

Bedri Hajdari
Avokatet e angazhuar e kishin justifikuar mosprezencen e tyre me dokumentacion mjeksor qe kishin rezultuar pozitiv nga Covid 19, por per trupin gjykues kjo nuk paraqiti ndonje problem serioz pasi kishin angazhuar avokat “sejmen” te angazhuar nga gjykata per kete seance gjyqsore!

Per kete parregullsi, reagoi Fejziu i cili kerkoj te shkarkohet gjyqtarja Lidija Zimbovska ( e perfolur ne gjyqsor, e korruptuar dhe e njeanshme e cila e kishte denuar Fejziun me 6 vjet e 6 muaj per armbajtje pa leje, i cili kishte dy vendime gjyqsore me lirim, por e porositura Zimbovska e denoi me qellim qe pushteti i kaluar te ket ndikim ne rastin “Monstra”) dhe njekohesisht shkarkimin e trupit gjykue, pasi ne kete keshill bente pjese edhe gjyqtari referues i lendes i cili ne 2015 e referoj lenden ne favor te pushtetit ku u soll nje vendim qe i denoi 6 te akuzuarit me denim me burg te perjetshem.

Ai sqaron se Haki Aziri, me qe u privua nga e drejta ligjore per te pas avokat mbrojtes, kerkoi qe gjykta e Apelit te perjashtohet per marrjen e vendimit per kete rast pasi i’u cenua e drejta per mbrojtje, natyrisht as kjo nuk ndodhi, por u refuzua as pa u shenu ne proces verbal ky propozim.

Bedri Hajdari
Hakiu e leshoj sencen gjyqsore, duke i thene trupit gjykues se nuk dua te jem pjese e ketij gjykim me qe nuk paska nevoj per mua dhe per mbrojtesin tim ligjor, ku vendimi qenka i marrur qysh me heret meqenese nuk u perfillkan procedurat ligjore!Per hakiun trupi gjykues nuk angazhoj as avokat ne menyre zyrtare as sa per sy e faqe, bukvalisht seanca u mbajt pa prezencen e asnji avokati mbrojtes … “Makedonija i se e mozno” do te thoshte prokurorja Fatime Fetai..!

Gjyqi për rastin “Monstra” filloi më 20 dhjetor 2012, me akuzën për vrasjen e 5 personave më 12 prill 2012 afër Liqenit të Smillkovës.Në qershor të vitit 2014, gjashtë të akuzuar u dënuan me burgim të përjetshëm, kurse një person u lirua.Më 24 nëntor 2017, Gjykata e Lartë vendosi që rasti “Monstra” të rihapet dhe të dënuarit të lirohen nga burgu nën masën e kujdesit.

Baby Boo