Rasti “Latifi”, Gjykata e Strasburgut solli vendim kundër Maqedonisë

Shoqata e të Rinjve Juristë të Maqedonisë (SHJRM) ka njoftuar se më 17 maj 2018, dje, Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, në lidhje me rastin “Latifi” ka sjellë vendim kundër Maqedonisë, dhe ka vlerësuar se është bërë shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur të dëmtuarës Latifi ia ka ndërprerë mbrojtjen ndërkombëtare, për shkak se ajo ka paraqitur “rrezik për sigurinë e shtetit” dhe i ka propozuar që ta lëshojë Republikën e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

Vendimi për lëshim të shtetit nga Latifi është sjellë nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe për të njëjtën, Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar se Maqedonia ka shkelur procedurat për siguri në rastin e dëbimit të të huajve, të garantuar me Nenin 1 nga Protokolli me numër 4 i Konventës së ratifikuar nga Maqedonia.

Gjykata e Strasburgut tregon se Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka dëshmuar se ka informacione të klasifikuara nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), se qytetarja paraqet rrezik për sigurinë e shtetit, pa treguar fakte relevante të cilat kanë sjellë deri te ai konstatim.

Faktet se qytetarja është “rrezik për sigurinë e shtetit”, siç thonë nga Gjykata e Strasburgut asnjëherë nuk janë publikuar në seancë gjyqësore. Kjo ka nxitur Gjykatën e Strasburgut që të marrë versionin e redaktuar të dokumentit që DSK ia ka dorëzuar Qeverisë, dhe nga aty ka parë që nuk ka pasur detaje të mjaftuara për akuzën se “paraqet rrezik për shtetin”, dhe në bazë të kësaj, Gjykata e Strasburgut ka sjellë vendim se Maqedonia ka bërë shkelje të të drejtave të qytetares dhe të Konventës së nënshkruar.

E ankuara, të cilës i është bërë shkelje e të drejtave që mban mbiemrin Latifi, jeton në Maqedoni që nga viti 1999 nga Lufta e Kosovës, që nga mosha 8 –vjeçare. Me këtë, Gjykata e Strasburgut gjithashtu ka vlerësuar se Maqedonia ka mohuar edhe të drejtën për azil të refugjatëve nga Lufta e Kosovës e viti 1999.

Ankesa deri te Gjykata e Strasburgut për dëbimin e Latifit është dorëzuar më 1 prill të 2016-s, nga ana a e avokatit të të dëmtuarës, Aleksandar Goxho.


Restorant Lumare