Rasti i zhdukjes së Vanjës-Po bëhet eksperiza e veturës së konfiskuar, punohet intenzivisht për gjetjen e saj


Pas arrestimit të djeshëm të pesë personave që kanë të bëjnë me zhdukjen e adoleshentes Vanja Gjorçevska nga qendra e Shkupit, po punohet intensivisht. Detajet nuk po ndahen në interes të hetimit.

Jemi duke punuar intensivisht, opinioni do të jetë i informuar për çdo gjë”, kanë thënë nga MPB.

Ministri i Punëve të Brendshme dje bëri të ditur se hetimet po intensifikohen. Përveç pesë të arrestuarve, është sekuestruar edhe një automjet, ndërsa pronari do të merret në pyetje.

“Mbrëmë deri në orët e vona ka pasur punë intensive. Më duhet të them se kemi ndaluar pesë persona dhe kemi siguruar një automjet, që do të thotë se aktivitetet janë duke vazhduar. “Është diçka plus që ne e kemi marrë në lidhje me gjithçka që po japim si provë, si gjurmë, e gjitha kjo me qëllim të zbardhjes së këtij rasti”, ka thënë ministri Spasovski.

Baby Boo