Rasti i vdekjes së foshnjes 2 vjeçare-Babai i ka thyer kafkën dhe brinjët vajzës së tij, vajza ka pasur edhe gjakderdhje në tru


Prokuroria Themelore Publike në Kërçovë ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal shkruan Pa Censurë.

I dyshuari 29-vjeçar, më 18 dhjetor, duke ushtruar dhunë në familje, i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022. Ai e ka goditur atë disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë të thyer të kafkës, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera. Fëmija ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra më 8 janar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga prokuroria.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Pa Censurë

Baby Boo