Rasti i profesoreshës Veliu: 2 vjet burg me kusht për drejtoreshën që e largoi nga puna


Dy vjet burg me kusht për ish-drejtoreshën e shkollës ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi. Gjykata Themelore e Tetovës e ka shpallur fajtore Kurtishin për veprën penale “mos zbatim të vendimit gjyqësor”. Veç ish drejtores është dënuar edhe shkolla ekonomike “8 shtatori” me një gjobë prej 150 mijë denarësh. Ish-drejtoresha Kurtishi është ndjekur penalisht nga Prokuroria e Tetovës për shkelje të nenit 377 të kodit penal, i cili parasheh dënim me para ose me burg deri në tre vite, transmeton Alsat.mk.

Ramie Kurtishi është konstatuar se ka shkelur ligjin pasi nuk ka pranuar në punë Arjeta Veliun edhe pse e njëjta i plotësonte të gjitha kushtet ndërsa ka refuzuar edhe zbatimin e vendimit gjyqësor që kishte vendosur në favor të Veliut.

Baby Boo