Rasti i Ëmblës na preku të gjithve, sidomos neve që jemi prindër të fëmijëve me Sindrom Daun


📝 Rasti i Ëmblës na preku të gjithve, sidomos neve që jemi prindër të fëmijëve me Sindrom Daun.

Unë djalin tim Enesin që në moshën katër vjeçare e kam regjistruar në çerdhen Kopshti”Rinia” -Tetovë, në mënyrë që të intervenojmë sa më herët që ai të integrohet në shoqëri. E falenderojmë shumë drejtoreshën e asaj kohe Arlinda Murtezani, që e ka pranuar pa hezituar fare dhe sidomos edukatoren kryesore të grupit Ramije Dauti (drejtoresh aktuale). Ajo na përkrahu shumë dhe ka punuar poashtu me fëmijët e tjerë që Enesin ta pranojnë ashtu siç është. Mos të harojmë se ishte një kohë kur në Tetovë mungonin kuadrot për Edukim Special dhe Rehabilitim. E them këtë se ai që e bën punën me nder, që ka ndërgjegje, që ka humanitet dhe solidaritet në shpirtin e tij bën ç’mos për t’ia dhënë hakun punës dhe ti dal në ndihmë një fëmije me nevoja të veçanta, duke mos e pasur obligim.

Po çka të themi tani me rastin e Ëmblës që i mohohet e drejta për arsimim, në kohën kur RMV synon integrim europian dhe ka miratuar ligjin për Arsim Inkluziv dhe nga viti i ardhshëm pritet që të mbyllen paralelet speciale!

Me kët ligj është parapar që fëmija të ketë një asistent dhe defektolog, kurse në rast krize ose shfaqje agresiviteti do të meret defektologu (sipas nevojës do ta largoj nga klasa).Në kët rast nuk janë fajtorë vetëm prindërit dhe drejtori, por gjeneratori kryesor i problemeve është Ministria e Arsimit, që i ka lën pasdore këta fëmijë me vite. Në kohën kur kemi mjaft kuadro, pesë gjenerata të diplomuara në USHT që bredhin rrugëve të gjejnë punë. Nga ana tjetër fëmij me nevoja të veçanta të neglizhuar tërësisht…Mjerim!!! 😥

Kjo kategori është dyfish e diskriminuar (si komunitet me nevoja të veçanta dhe si shqiptarë). Ne kemi problem me të drejtën kryesore për arsimim, ndërsa në Shkup nxënësit maqedonas me nevoja të veçanta vijojn edhe shkollimin e mesëm!

Ky është një shtet që ua shtyp ambiciet rinisë, të drejtat qytetarëve e mos të flasim për kategorinë me nevoja të veçanta. Pastaj na largohen, mjekët, inxhinierët e kështu do të na largohen edhe defektologët duke pasur mjaft hapsirë për të ushtruar profesionin e tyre në vendin e vet.

Mos të haroj t’a falenderoj edhe katedrën e Edukimit Special Për Rehabilitm, studentët që kan dhën një ko tribut të madh për vetëdijësimin e njerëzve në lidhje me këtë kategori, si dhe gjithë shoqatat dhe vullnetarë të ndyrshëm, ndërsa kompetentët janë të shurdhër!

Dhe krejt për fund:

Fëmijët me daun sindrom janë kryesisht të buzëqeshur dhe shumë të dashur. Ata të japin atë që ti ju jep! Por përkundrazi janë shumë bujar, janë të parët që ju japin njerëzve dashuri pa kushte, para se ti t’ju japësh. Nuk bëhen agresiv vetëm nëse i ke ofruar diçka të tillë ose e ke lënduar apo ia prish rutinën.

Zoti të dhashtë mirësi pa fund ËMBLA ♥️ e vockël. Të duam pa fund!

Baby Boo