Rasti “Besa Trans”, Selami: Vendim i turpshëm i gjyqit


Abdul-Selam Selami, drejtori i Drejtorisë së Metrologjisë ka drejtuar kritika të ashpra ndaj gjykatës lidhur me aktgjykimin e sotëm për rastin “Besa trans”.

“Vendim I TURPSHËM I Gjyqit! Turp ju qoft, si nuk e mendoni se nesër mund të jetë familjari juaj, motra juaj, vllau yt, prindi yt apo fëmija juaj në këtë gjendje që ne jemi sot nga Vendimi I TURPSHËM I juaj!
Drejtësinë do e kërkojmë deri në Gjyqin e fundit dhe fajtorët do e marin dënimin e duhur!”, ka shkruar Selami, të afërm të të cilit humbën jetën në këtë fatkeqësi të rëndë.

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot u shpall aktgjykimi për rastin “Besa Trans”, autobusi i të cilit në orët e para të 23 nëntorit të vitit 2021, duke ardhur nga Stambolli për në Shkup, në autostradën “Struma” të Bullgarisë u aksidentua dhe më pas u dogj, ku si pasojë humbën jetën 45 persona, ndërkaq 7 të tjerë u lënduan.

Pronari i saj, Bekim Haxhiu u dënua me 20 muaj burgim ndërkaq kompania u detyrua të japë 800.000 denarë dëmshpërblim.

Baby Boo