Rastet e rënda me Covid-19, EMA rekomandon deksametazonin


Agjencia Europiane e Barnave (EMA) rekomandoi sot deksametazonin, një ilaç nga familja e kortikosteroideve, për trajtimin e rasteve të rënda të COVID-19, që kërkojnë administrim të oksigjenit.
“Duke u bazuar në të dhënat e disponueshme, EMA miraton përdorimin e deksametazonit te të rriturit dhe adoleshentët (mbi 12 vjeç dhe peshë të paktën 40 kg), gjendja e të cilëve kërkon administrimin e oksigjenit”, tha vetë agjencia në një deklaratë.

Ky vendim i lejon kompanitë farmaceutike, që prodhojnë deksametazon, një ilaç që përdoret zakonisht në rekomandime të tjera, të kërkojnë që ky përdorim i ri të përfshihet zyrtarisht në autorizimin e saj të marketingut.
Një seri studimesh të botuara më 2 shtator në revistën mjekësore amerikane “Jama” treguan se ilaçet nga e gjithë familja e kortikosteroideve mund të ulin vdekshmërinë me 21%, pas 28 ditësh, te pacientët me COVID-19 të rëndë, duke lu*ftuar karakteristikat e inflamacionit të formave të rënda.
Asnjë ilaç tjetër nuk ka treguar një efekt të rëndësishëm të zvogëlimit të vdekshmërisë.

Baby Boo