Rastet e fundit të PSP-së, Musliu: Rikthejnë besimin në gjyqësi


Dy aktakuzat për lëndët e PSP së për 2, ish zyrtarë të lartë të qeverisë, njëri zv/ministër I MPB-së, ndërsa tjetri ish kryeministër, për të cilët gjykata shqiptoi burg, sipas ekspertëve është hap para për rikthimin e besimit në gjyqësi dhe një praktikë e tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Sipas Analistit Albert Musliu, këto dy raste tregojnë se dalëngadalë po fillon të rikthehet besimi I qytetarëve, se lëndët po procesuohen dhe se fajtorët do marrin dënimin e merituar.

“Vetë fakti që ditët e fundit kishim dy verdikte edhe për ishkryeministrin dhe ajo pjesë e popullatës ës Maqedonisë e cila ka pritur drejtësinë I japin shpresë se lëndët do të procesuohen dhe cdokush që thyen ligjin do të merr përgjegjësinë e duhur”, tha Musliu.

Dy rastet e fundit të denimit me burgim janë inkurajuese vlerëson Avokati Miralem Asani, I cili shpreson se edhe aktakuzat e tjara të ngritura nga PSP do kenë epilog të tillë sepse janë të bollshme me fakte dhe të dhëna materiale. Por ai më tej shpreh dyshimin se si do përfundojë ky proces duke marrë parasysh se Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov ka falur një pjesë të madh të të akuzuarve për të cilët ka ngritur procedure PSP.

“Në këtë rast shpreh dilemën dhe dyshimin tim se do mbarojnë të gjitha lëndët por kur do mbarojnë të gjitha mjetet juridike do ti drejtohen Gjykatës evropaine për të drejtat e njeriut dhe kam dyshim se atje mund të ndodh dicka e papritur meqë abolicioni është veprim I njëkahshëm edhe pse kryetari e tërhoqi por ai u shpall dhe prodhon efekte juridike dhe tërheqja e tij nuk prodhon efekte juridike.dhe nga të akuzuar do ti bëjnë të dëmtuar dhe kështu mund të na ndodh që e gjithë procedura të bie në ujë dhe të shpallen të pavlefshme dhe për të njejtat shteti të paguaj dëmshpërblim”, tha Asani.

Ndërkohë në pyetjen se pas marrjes të rastit Monstar nga PSP a do hiqen dyshimet e opinionit se është rast I montuar politik, Asani me përgjigje se PSP do të zbardh këtë rast në mënyrë të drejtë dhe profesioniste, me çrast autorët e vërtetë do të marrin dënimin e merituar.

Baby Boo