Raportuesja për Kosovë në PE akuzon Vuçiqin: Për të më i rëndësishëm pushteti se shëndeti i njerëzve


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq se ka gënjyer rreth numrit të rasteve të prekura me Covid-19 në Serbi para zgjedhjeve.
Siç ka thënë Cramon, pushteti për Vuçiq ishte më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve, ndërsa akuzoi edhe për dhunë brutale ndaj protestuesve të cilët mbrëmë mbushën sheshet duke kundërshtuar masat e reja.

“Duket se Vuçiqi ka gënjyer rreth numrit të rasteve me Covid-19 për të pasur “zgjedhje” të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të pushteti është më i rëndësishëm se shëndeti. Protesta të mëdha paqësore pati dje dhe ai po sulmon brutalisht protestuesit dhe kalimtarët”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Baby Boo