RAPORTI VJETOR I CIA, REAGON BASHA: ASNJË BOS DROGE NUK ËSHTË ARRESTUAR, JA KUSH DEL GARANT PËR TA


Menjëherë pas daljes së raportit të CIA-s i cili thotë se Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin ka reaguar kryetari i Patrisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha thotë se asnjë bos droge nuk është arrestuar pasi qeveria e Edi Ramës del garant për ta.

“Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës.”, ka shkruar Basha, ndërsa shprehet se Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit.

Sipas kreut të PD-së shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar

Reagimi i plotë i Bashës:

Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin.

Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.

Edi Rama mashtroi shqiptarët, BE dhe SHBA me shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Nga Janari deri në Korrik 2018 në Itali, Greqi dhe Shqipëri janë sekuestruar 30 tonë kg kanabis shqiptar.

Deri tani nuk është arrestuar asnjë bos i drogës në Shqipëri, sepse garant për paprekshmërinë e tyre është qeveria e Edi Ramës.

Ministria e Brendshme nuk bën analizat e drogës së kapur për të fshehur të vërtetën se Shqipëria vazhdon të jetë parajsa e krimit për mbjelljen e kanabisit.

Analizat italiane dhe greke të drogës së kapur nga Shqipëria provojnë se kanabisi është mbjellë gjatë muajve të fundit.

30 tonë drogë e sekuestruar në 7 muaj janë vetëm maja e ajsbergut të krimit.

Baby Boo