Raporti për vizat, Kosova merr nesër përgjigje pozitive

Komisioni Evropian nesër pritet ta publikojë raportin për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ky raport pritet të dëshmojë nëse Kosova i ka plotësuar kriterin e fundit për vizat, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Baby Boo

Burime të “Indeksonline”, të afërta me ministrinë e Punëve të Jashtme në Kosovë bëjnë të ditur se raporti do të jetë pozitiv.

“Komisioni Evropian do t’i hapë rrugën Kosovës për liberalizimin e vizave duke e futur vendin tonë në fazën përfundimtare drejt liberalizimit”, thonë burime të “Indeksonline”.

Fundi i këtij viti pritet të jetë koha kur kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet e zonës së Shengenit.