Raportet nuse-vjehërr, deputetja Deliu reagon për këngën e Shkurte Fejzës


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas publikimit të këngës më të re nga Shkurta Fejza me të bijën Gresa Behluli.

Ajo ka thënë se gjuha seksiste dhe abuzive është një diskurs i përgjithshëm publik që nxit përçmim ndaj grave, shkruan Gazeta Express. Deliu poashtu ka bërë thirrje që të mos promovohen përmbajtjet që kultivojnë gjuhë përçmuese dhe abuzive ndaj grave.

Postimi i plotë:
Gjuha seksiste, abuzive dhe një diskurs i përgjithshëm publik që nxit përçmim ndaj grave është shumë i theksuar, për të mos thënë dominant në shoqërinë tonë dhe kjo gjendje shqetësuese nuk është aspak temë për argëtim!
“Gratë e fuqishme fuqizojnë gratë”!

Ky duhet të jetë parimi udhëheqës për gratë, të cilat kanë ndikim në shoqëri. Duhet ta shfrytëzojnë influencën dhe rolin e tyre në shoqëri për të promovuar vlerat e barazisë duke luftuar stereotipet dhe gjuhën përçmuese e abuzive ndaj grave dhe jo anasjelltas.

Në anën tjetër, lus mediat që të mos promovojnë asnjë përmbajtje që kultivon gjuhë përçmuese e abuzive ndaj grave.

Baby Boo