Raporteri i CDU-së për Ballkanin: Prishja e Teatrit? Trishtim, mendova se Shqipëria kishte bërë hapa përpara


Ish-ministri dhe sot raporteri i koalicionit CDU/CSU në Bundestag për vendet e Ballkanit Perëndimor, Christian Schmidt, ka reaguar sot përmes një deklaratë ku tregon zhgënjimin e tij për vendimin e shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, prishja e asaj godine ishte “një akt që trishton”, duke shtuar se “do të doja të kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e përdorur për për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Schmidt shtoi se mendonte që Edi Rama, duke qenë vetë “një kryeministër me prirje artistike”, do të kishte prioritet ruajtjen e saj godine.

Baby Boo