Ramush Haradinaj uron 7 Marsin – poston një foto një foto të tij në klasën e katërt


Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e mësuesit, 7 marsin. Haradinaj ka thënë se se kjo ditë është shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka postuar edhe një foto të tij me shokët e klasës, raporton Gazeta Insajderi.

Haradinaj është shprehur se më së vështir e kanë pasur mësuesit dhe nxënësit e viteve të nëntëdhjeta.

“7 Marsi – Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar dhe shumë e rëndësishme për historinë e popullit shqiptar. Kujtoj, në veçanti, mësuesit e mi dhe gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për të na edukuar e mësuar. Më së vështiri e patën mësuesit e nxënësit e viteve të nëntëdhjeta, të cilët në kushte shumë të vështira është dashur që të mësonin, edhe kur regjimi atëherë ua ndaloi mësimin qytetarëve të Kosovës veç pse flisnin shqip. Tashmë, mësimdhënësve të kësaj periudhe u njihen kontributet edhe nga shteti, falë një vendimi të qeverisë, për të cilin jam shumë krenar! Urime kjo datë e rëndësishme, të gjithë mësimdhënësve shqiptarë! Në këtë foto jam unë me shokët e shoqet e klasës dhe mësimdhënësit Bajram Çekaj, Nife Haskaj dhe Miftar Çekaj”, ka shkruar Haradinaj.

Baby Boo