Ramush Haradinaj ka festë të dyfishtë, bashkëshortja Anita: Vazhdoj të mendoj se jam dhurata më e bukur e jetës tënde


Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, ka dy arsye për të festuar gjatë ditës së sotme.

Lideri i AAK-së, Haradinaj nuk ka vetëm një festë në datën e 3 korrikut, pasi që kjo ditë shënohet edhe si gëzim familjar.

Ai ka mbushur gjysmë shekulli jete dhe kjo është arsyeja për të marrë edhe shumë urime prej miqve dhe familjarëve.

Por, gjithashtu Ramushi ka edhe një festë pasi që këtë të marte ka përvjetorin e 14 të martesës me moderatoren Anita Haradinajn, ku çifti kanë tre fëmijë nga kurora e tyre, Gjinin, Hanën dhe Trimin.

Bashkëshortja ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale të shkruaj disa fjalë rreth këtyre datave të shënuara në jetën e dyshes.

“Burri jem i ka bo 50 vjet! Ka ra me flejt se s’dojke me u marr vesh. Plus 14 vjet martesë!! Ama unë e njëjta me ja uruar se shumë më pëlqejke”, ka shkruar Anita, ndërsa më pas ka pasur një urim më romantik.

“Historitë tona vështirë se mund t’i kuptosh nëse nuk i ke provuar, sot edhe ndoshta mund t’a kemi flakur romantizmin tutje, por kemi 15 vjet bashke dhe sot festojmë dy festa, sot kur ne jemi më shumë se familje, më shumë se të dashur, më shumë se çift, sot jemi unë ti dhe tre fëmijë!!! Sot në mos asgjë përfaqësojmë shumë dashuri brenda botës tonë të vogël me të mirat dhe të këqijat që dashuria i ngërthen në vete!!! Gëzuar Ramush Haradinaj!! Të duam shumë Gjini, Hana, Trimi e unë edhe më shume!!! P.s vazhdoj me menduar që jam ende dhurata më e mirë që ndonjëherë e ke marrë për ditëlindje!! Përveç Ditëlindjes, Gëzuar edhe 15 vjet martesë ( vështire boll ama pune qefi burrë)”, ka shkruar moderatorja.

Baby Boo