Ramosaj: 24 marsi i 1999-ës popullit ia ngjalli guximin dhe shpresën


Sot është mbajtur seanca solemne kushtuar 24 marsit 1998-1999 në Komunën e Deçanit.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se simbolika e mbajtjes së kësaj mbledhje është guximi i gjithë të rënëve.

“Është diçka mbi-njerëzore që të ketë prapë guximin për të lu*ftuar për këtë liri. Familja Jasharaj dhe epopeja e Drenicës e mori goditjen më të tmerrshme pas Likoshanit dhe Qiriezit. Dhe ndodh edhe 24 marsi që në simbolikën e vet, popullit i ngjall guximin dhe shpresën dhe protagonisti është Ramush Haradinaj. Ky qytet ka shumë dhi*mbje, dj*egie, masakr*ime e dhu*nime”, tha ai.

Ramosaj tha se 24 marsi i vitit 1999 kujton përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)-së, që njerëzit ta kthehen dhe të jetojnë të lirë. Dimensioni i tretë sipas tij është shtetndërtimi dhe ideali i të gjithëve.
“Ende ushtarët tanë përndiqen dhe janë në Hagë. Nasim Haradinaj është një emblemë e këtij qyteti. Në këtë Hagën e famshme e kemi edhe presidentin edhe gjithë shtabin e përgjithshëm. A duam me i ra bahqes nëpër thera apo nëpër lule do ta përcaktojmë ne vet”, shtoi ai.

Më tej, ai tha se qytetarët duhet t’i kapin për fjalë të gjithë ata që kanë mashtruar për tërë këto vjet vendin.
22 vjet më parë u vënë themelet e shtetit të ri të Kosovës, pas rënies së e tre dëshmorëve, Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.
Në këtë përvjetor, do të vizitohen edhe familjet e tre dëshmorëve.

Baby Boo