Ramiz Lladrovci takon Don Xhonin, thotë se talenti i tij ka kaluar kufijtë e Kosovës


Nuk është hera e parë që Ramiz Lladrovci mbështet reperin Don Xhoni.
Kryetari i Drenasi edhe kësaj radhe ka treguar hapur përkrahjen e tij për reperin, shkruan Reporteri.net.
Përmes një postimi të bërë në Instagram ka shkruar se Don Xhoni është gjeneratë e lirisë dhe se muzika e tij tashmë ka kaluar kufijtë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:
Takim i fundjavës me Don Xhonin, emër i njohur i skenës muzikore. Ai tashmë ka kaluar kufijtë e Kosovës me muzikën dhe talentin e tij. Don Xhoni është gjeneratë e lirisë. Suksese!
“Deri kur” mban titullin projekti i fundit i Don Xhonit i lansuar vetëm dy javë më parë dhe deri tani numëron mbi 4 milionë shikime në Youtube.

Baby Boo