Ramiqi: Vrasësit e Ahmet Krasniqit ishin me maska, kanë folur shqip


I ftuar në emisionin Frontal në Televizionin T7, Ish-eprori i FARK-ut, Fuad Ramiqi, njëherit edhe bashkëpunëtor i Ahmet Krasniqit ka thënë se nuk e di kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin dhe po ta dinte do ta tregonte e dëshmonte këtë. Ai po ashtu ka thënë se në luftë bëhet edhe luftë politike, e cila është shumë e ashpër, sipas tij.
Ramiqi ka thënë se natën e vrasjes së Ahmet Krasniqit kishte kërkuar nga ai të mos shkonte në Tiranë, për shkak të sigurisë së tij, mirëpo Krasniqi kishte insistuar të shkonte.

“I kam thanë ministër për shkak të sigurisë tuaj nuk mund të shkoni në Tiranë, por ai ka thënë më duhet të kthehem patjetër. Ai u kthye, unë kam mbetur në zonën e Kuksit, pasi isha përgjegjës për atë zonë dhe kisha takime. Me datën 22 pas mesnate më ka ardhë një telefonatë dhe më kanë lajmërua që është vra Ahmet Krasniqi, unë aty e kam kuptua. Mirëpo sipas deklaratës së shoferit që ka qenë me Ahmetin, ata që i kanë ndalë kanë qenë shqiptarë të maskuar”, është shprehur Ramiqi.

Ai tutje ka thënë se gjatë luftës ka pasur persona të cilët kanë dashur të përfitojnë monopolin politik, dhe lufta politike ka qenë shumë e ashpër, duke theksuar se kjo është pista që duhet të hetohet.

“Interesi i disa personave ka qenë të monopoli, lufta politike kjo është pista që duhet të hulumtohet. Mua më kanë qitë shqiptarët në pritë, për të më penguar çdo veprim ushtarak. Ka pasur tendenca që të ketë vëllavrasje”, ka theksuar Ramiqi në Frontal./GazetaExpress

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ramiqi-vrasesit-e-ahmet-krasniqit-ishin-me-maska-kane-folur-shqip-578953/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo