Ramë Lahaj i drejtohet Edi Ramës: Anulo performancën e Goran Bregoviqit!


Sot, tenori i famshëm, Ramë Lahaj, i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me një thirrje për të anuluar performancën e këngëtarit serb, Goran Bregoviqit, i cili është i ftuar në festën e birrës në Korçë.
Ai ka thënë se këngët e Bregoviqit ishin hinm i çetnikëve serbë për të vrarë shqiptarët.
Tenori ka shkruar se s’i ka hije Shqipërisë të bëjë dasmë me dajre të çetnikëve.

Postimi i plotë
Z. Edi Rama, po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovarëve,
Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serbë për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund të jenë në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës.

Unë jam vetë artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serbë me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!
Thuaj jo Bregoviqit, z. Kryeministër!
Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre të çetnikëve.

Baby Boo