Ramazani shumë afër, në këto orë do të jenë syfyri dhe iftari i parë


Çdo vit për muajin e shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Por, ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Agjërimi i këtij muaji në shumë ajete të Kur”anit (libër i shenjtë) thuhet se është obligim apo (farz) për besimtarët e fesë islame.

Dihet se tani kanë mbetur më pak se një muaj kur do të startohet me këtë muaj. Pra, siç edhe ishte raportuar më herët Ramazani fillon më 16 maj (ditë e mërkurë).

Mirëpo, theksojmë se gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të premte (e xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme.

Duke filluar me ditën e parë, nis në syfyr (ditën e martë) ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58. Pastaj, dita e Fitorës në Bedër, që i bie e premte, për këtë, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e “Itikafit”, (e hënë) Syfyri ? 2:40, Iftari ? 20:15, pastaj Nata e Kadrit, (e diel), Syfyri -2:34, Iftari 20:18.

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor (e premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.
Më poshtë shikoni takvimin:

Baby Boo