Ramazani 2022! Dita e shtatë


strong>AJETI I DITES

Agjërimi është nënshtrim i shpirtit duke e frenuar atë nga disa dëshira të tij dhe kjo bën që njeriu ta ketë nën kontroll shpirtin e tij dhe s’ka dyshim se njeriu është i prirur për të rendur pas qejfeve të kësaj bote; siç thotë Allahu në Kuran:

“Është zbukuruar për njerëzit rendja pas qejfeve, pas: grave, fëmijëve, depove të floririt dhe të argjendit, kuajve për tu shaluar, bagëtive dhe të mbjellave. Ato janë plaçkë e kësaj bote dhe te Allahu është kthimi i mirë”

HADITHI I DITES

“Pesë namazet, namazi i Xhumasë deri në namazin tjetër të Xhumasë dhe agjërimi i Ramazanit deri në agjërimin e Ramazanit tjetër, i fshijnë mëkatet që janë ndërmjet tyre, nëse njeriu largohet nga mëkatet e mëdha.“

DUAJA E DITES

O Allah, bëje çdo aspekt të vetëm të jetës sime për Ty dhe në shërbim të fesë Tënde. Të lutem largoji gjithë qëllimet mashtruese që unë kam.

Baby Boo