Ramazani 2022! Dita e nëntëmbëdhjetë


Ajeti i Ditës

“Allahut, të dërguarit të Tij, dhe besimtarëve u përket nderi”. [Munafikun, 8

Hadithi i Ditës
ransmetohet nga Xhabir ibn Abdil-lah se Muhammedi a.s. ka thënë:
-“Ummetit tim i janë dhuruar pesë gjëra në Muajin e Ramazanit të cilat nuk i janë dhënë asnjë të dërguari para meje.
Njëra prej tyre është se Zoti i Madhëruar i shikon ata në natën e parë të Ramazanit, e atë që e shikon Ai nuk e dënon asnjëherë.
E dyta është ajo se era e keqe e gojës së tyre në mbrëmje është më e mirë se aroma e miskut.
E treta është se engjëjt kërkojnë falje për ta çdo ditë e çdo natë.
E katërta, se Zoti i Madhëruar e urdhëron Xhennetin kështu: “Përgatitu dhe zbukurohu për robërit e Mi sepse është afruar dita e pushimit të tyre në shtëpinë dhe zemërgjerësinë time nga lodhjet e kësaj bote”.
E pesta është se Zoti i Madhëruar i falë të gjithë natën e fundit.
Njëri prej të pranishmëve e pyeti: “A është Nata e Kadrit”? Ai u përgjigj: “Jo, a nuk sheh se punëtorët kur i kryejnë punët i marrin shpërblimet (rrogat).” (Bejheki).

Duaja e Ditës

O Allah, të lutem më nxirr nga ky borxh i tmerrshëm, që është barrë për mua. Të lutem më jep mua mjete, që janë Hallall (të lejuara në islam) të shpëtoj prej kësaj sa më shpejt që të jetë e mundur, kështu që unë mund të dal para Teje në ditën e Gjykimit pa asnjë borxh.

Baby Boo