Rama: Viti i Ri nuk duhet …(VIDEO)


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përsëri ka thënë se brenda dhjetorit Durrësi e Thumana duhet të pastrohen nga inertet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Rama theksoi se Viti i Ri nuk duhet të gjejë asnjë rrënojë të papastruar në këto dy zona të prekura nga tërmeti.

‘Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie’, ka shkruar ai.
Aksioni për heqjen e inerteve vazhdon. Një ditë më parë Rama kërkoi angazhimin e të gjitha firmave të ndërtimit që operojnë në vend, ndërkohë që inertet do të depozitohen në Porto Romano.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit, la të vdekur 51 persona dhe mbi 900 të lënduar, duke shkaktuar kështu edhe dëme materiale të mëdha.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/539253693596631/

Baby Boo