Rama uron Eni Vasilin për shtatzëninë: Të pata zili kur dëgjova se ke dy vajza!


Kryeminstri Rama ka uruar moderatoren Eni Vasili për shtatzëninë. I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se e pati zili kur e dëgjoi që i ka binjake dhe vajza, duke i uruar më të mirat. Ndërsa Vasili e konfirmoi për herë të parë publikisht se është në pritje të ëmbël, pas lajmeve të ndryshme në mediat rozë.

Rama: Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira.

Moderatorja e konfirmoi se është në pritje të dy binjakeve vajza.

Eni Vasili: Është e vërtetë.

Rama: Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit.

Baby Boo