Rama uron Abazoviçin: Kush do ta kishte besuar që do të ketë tre kryeministra shqiptarë në Ballkan


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur kënaqësinë e tij për zgjedhjen e Dritan Abazoviçit në krye të Qeverisë së Malit të Zi.

“I lumtur që Dritan Abazoviç është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”.

Dritan Abazoviç është zgjedhur sot kryeministër i 43-të i Malit të Zi.
Për zgjedhjen e Qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazez, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.
Qëllimi i Qeverisë së re është të zhbllokojë procesin e integrimit evropian të Malit të Zi dhe zgjedhjen e pozitave udhëheqëse në Gjyqësor, theksoi kryeministri Abazoviç.

Baby Boo