Rama: “Unë jam katolik, gruaja ime muslimane, dy fëmijët tanë janë ortodoksë dhe i vogli mund të deklarohet hebre”


Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Universitetin Georgetown në Uashington mbrëmjen e djeshme, ku ndër të tjera ka folur edhe për familjen e tij, gjë që rrallë e bën. Për t’u treguar studentëve se Shqipëria bashkëjeton me shumë komunitete fetare, Rama dha shembullin për familjen e tij.

“Do të doja të ndaj shembullin e familjes sime. Unë jam katolik, gruaja ime është muslimane, dy fëmijët tanë më të mëdhenj, nga martesat tona të para, janë ortodoksë. Ne kemi një fëmijë të vogël, i cili mund të vendosë të bëhet çifut, i takon atij ta marrë vendimin. E përmend këtë shembull sepse kjo është trashëgimia që ka Shqipëria”, tha Rama.

Në këtë kontekst, ai përmendi shembullin e qytetarëve shqiptarë të cilët gjatë Lu*ftës së Dytë Botërore nuk lejuan që asnjë nga bashkëkombësit e tyre hebrenj të çohej në kampet famëkeqe, deri në shembullin e fundit të pranimit të afganëve, të cilët ai tha se mund të qëndronin sa të dëshironin “nëse duan dhe përgjithmonë”. Më tej, në stilin e tij të famshëm ai nuk harroi të bënte shaka, këtë herë në adresën e tij. Ai tha se ishte një piktor që nuk kishte pasur kurrë mundësi të bëhej akademik, edhe pse kishte kohë që ishte profesor.

Baby Boo