Rama thumbon Kurtin: Ku do ta çonin marrëveshjen sekrete në shtëpi apo në bagazhin e makinës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar sot me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, ku ky i fundit deklaronte se ka marrëveshjes sekrete të presidentit Hashim Thaçi me Serbinë dhe se në Shtëpinë e Bardhë janë vendosur thika mbi harta.
Rama ka thënë se shumë shqiptarë kanë re e deklaratave propaganduese se Kosova po dëshiron të ndahet nga një grup personash dhe presidenti Thaçi, duke aluduar në deklaratat e liderit të VV’së, Albin Kurti dhe anëtarëve Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij deklaratat nga ana e tyre se “kinse Kosova po ndahet dhe ka marrëveshje sekrete me Serbinë” është tallja më e madhe që mund të jetë bërë ndonjë herë me Kosovën, popullin e saj dhe fëmijët e saj.

Rama ka pyetur se si mund të ndahet Kosova fshehtas kur çdo marrëveshje duhet të kalon përmes Kuvendit të Kosovës dhe ka ironizuar me Kurtin se ku do ta çonin marrëveshjen sekret ai grup që dëshironte ta ndante Kosovën, në shtëpi apo në bagazhin e makinës siç u tha për kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacollin .

Krejt në fund Rama tha se teoria e konspiracionit dhe e folura me dy fytyra i ka bërë shqiptarëve shumë dëme në histori dhe po i bën edhe sot dëm të madh.

“Kurse ne jemi e kemi shumë të lehtë të biem në gracka fare fare banale, siç është edhe gracka e një grupi se qenka angazhuar në një pazar për të ndarë Kosovën dhe një grupi që qenka angazhuar për ta mbrojtur Kosovën jo më nga jashtë, por nga armiku i brendshëm edhe u gjetën armiqtë e brendshëm në Prishtinë e Tiranë dhe u ndërtua një histori e tërë që për fat të keq shumë kush edhe priu ta besoj, ndërkohë që kjo është tallja më e madhe që mund të bëhet me Kosovën nga ata që me demek e mbrojnë Kosovën nga ky pazar, kjo është tallja më e madhe që mund të bëhet me Kosovën dhe me fëmijët e Kosovës, si mund të ndahet Kosova fshehtas, nëse do të ekzistonte premisa apo mundësia që një grup njerëzish me në krye Hashim Thaçin qenkan të angazhuar për ndarjen e Kosovës ku do ta çonin këta Kosovën në shtëpi apo në bagazhin e makinës siç u tha për Behgjet Pacollin? Do ta sillnin në Kuvendin e Kosovës, do duhej ta kalonim me referendum, por teoria e konspiracionit dhe e folur me dy kuptime dhe me dy fytyra na ka bërë shumë dëme në histori, mund të na bën një dëm shumë të madh sot”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka thënë se po i sheh me shqetësim deklarata inkurajuese se ‘me demek po flitet për drejtësi” në akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, sipas tij ato janë paragjykim.

Baby Boo