Rama tha se s’ka me kë flet në Kosovë, i reagon zyrtari i VV’së në Tiranë


Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, sapo ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke sulmuar një qëndrim të mbrëmshëm të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Mbrëmë, Edi Rama ishte në një intervistë për mediat shqiptare bashkë me presidentin Thaçi dhe u deklarua i vullnetshëm për të hapur kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovë, si pjesë e lehtësimeve të masave restriktive që luftonin koronavirusin.

“Po, dakord, patjetër ne jemi gati, por po presim të koordinohen në Kosovë të gjithë që ta dimë që me kë do të flasim atje ndërkohë që do të hapim apo s’do ta hapim.” – tha Rama, duke i shkaktuar të qeshura presidentit Thaçi, raporton Express.

Duket se kjo përgjigje i ka dhimbur Boiken Abazit, i cili ka deklaruar se “Kjo është përgjigje e një kryeministri që nuk e njeh qeverinë e Kosovës, e cila është ligjërisht në pushtet.”

Kujtojmë që marrëdhëniet e Vetëvendosjes nuk janë aq të mira as me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Kjo parti madje ka hapur edhe degën e saj në Shqipëri, e ku bën pjesë edhe Abazi, të cilët nuk e kanë mohuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e atjeshme. Aktualisht, Vetëvendosje në Tiranë po kundërshton shembjen e Teatrit, e cila është tema më e nxehtë politike.

Statusi i plotë nga Abazi:

Baby Boo