Rama tallet me Bashën: 7×7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit


Këtë të dielë kryetari i PD-së Lulzim Basha ndodhej në protestën e banorëve të Astirit ku në një moment para kamerave është ulur në tokë dhe u ka treguar gazetarëve se një gisht rrugë e projektit të Unazës së Madhe, do te kushtojë 2 mijë euro.

Por sipas Ramës, matematika e Lulzim Bashës është e gabuar, ashtu siç ndodhi disa kohë në parlament kur kryetari i PD-së u shpreh se 7×7 bënin 42.

“7X7=42 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £ Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë € Eh Artist Artist”-shkruan Rama.

Cfarë tha Basha:

Pra, të thuash pse se denoncon opozita mendoj se është një pyetje e gabuar. Mendoj se pyetja është se: pse nuk ka hap hetimet prokuroria? Verjani mikofonin Arta Markut dhe thojini se pse nuk I ka hapur hetimet atje ku gjithë Shqipëria ka parë se kjo është një vjedhje ashiqare.20 milionë neuro për kilometër! Shikoni. Ulini kamerat në asphalt, shikojeni: një gisht (vendos gishtin mbi asalt) 2 mijë euro.

Baby Boo