Rama si gjithmonë me fjalë t’thata: Do të heqim kufirin, porti i Durrësit do të jetë de facto i Kosovës


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ka thënë se ambicia e dy shteteve do të jetë heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nëse i referohemi mbledhjes në Pejë të gjitha dokumentet janë në proces zbatimi ose ato kanë përfunduar. Kontrolli në Morinë funksionon në parimin një pikëkalimi një kontrollë. Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE’së në rajonin tonë duke filluar nga më e thjeshta, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që MPB’të e dy shteteve të intensifikojnë punën për të krijuar databazën për hyrje-daljet në kohë reale që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimentër në frontin kundër aktiviteve të paligjshme”, ka thënë Rama.

Baby Boo